Osmanofobia, Turkofobia e Islamofobia



Si lidhen dhe si shpërthejnë përnjëhërë osmanofobia, turkofobia e islamofobia? Cila është rrugëdalja?

Janë tri arsye qe më bënë të shkruaj sërish mbi rrymimet e nacionalizmit serb: osmanofobinë, turkofobinë e islamofobinë, me partizanët e tij shqiptarë, rrymime që po gëlojnë këto ditë në kuloaret tashmë të njohura që promovojnë frymë të tillë. Njëra është vizita e ministrit turk të arsimit Omer Dincer, me kërkesën shoqëruese për largimin e termave fyes ndaj periudhës osmane dhe turqëve, nga tekstet shkollore të historisë, e dyta është një ndjesi e përzier në mes objektivizmit ndaj çështjes, me subjektivizmin e një qytetari në lidhje me disa çështje që mendoj se medeomos inteferojnë në kontekstin që nuk është vetëm "teknik", se a e pati apo se pati me vend Dinceri, por më i thellë. Arsyeja e tretë që më shtyri, është nevojë për edukimin e pjesës së shoqërisë, që ndihen të ofenduar nga rrymimet në fjalë të nacionalizmit serb dhe mercenarëve të tyre shqiptarë.

Vizita dhe kërkesa e ministrit Dincer, ishte mëse e arsyeshme, por per shkakun se ishte e vonuar dhe direkte, ajo shkaktoi kakofoni dhe shumë reagime tek rrethet osmanofobe e turkofobe ne Kosovë. Së pari, vetë kerkesa, me qellim a pa qellim u keqinterpretua, sepse Dincer nuk kerkoi rishkrimin e historisë, por vetëm largimin e fjalëve fyese karshi periudhës osmane/turqve. Kjo flet më së miri se sa sensitive dhe se sa problemtike është çështja e historigrafisë, sepse kur një gjë është krejt në rregull, nuk ka nevojë për reagime krejtësisht të paartikuluara e inate, po për kundër-argumente e dëshmi.

Dijmë se tashmë per 10 vite e ma shumë, eksiston projekti i CDRSEE (Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe), ku ndër të tjera eksiston edhe iniciativa per rishqyrtimin e historigrafive të vendeve te Ballkanit, që nuk kanë dalur akoma nga tutelat ideologjike të periudhës së nacional-komunizmit. Por projekti fatkeqesisht ka hasur në barrieren e mosgadishmerisë per bashkepunim, dhe në istikamet refuzuese të mendësise nacional-komuniste, qe akoma dominon tek institucionet dhe drejtuesit akadamikë në Ballkan. Për më tepër as e ashquruajtuara shoqëri civile e as palo-OJQ-të, që merren me çështje shumë më rudimentare, nuk kanë denjuar ta vënë në theks iniciativën e CDRSEE-së apo të kohabitojnë në ndonjë projekt me të.

Historigrafia që mësojnë shqiptarët në Kosovë, tashmë 40 vite eshte pothuajse e njejtë me atë të Tiranës, e fabrikuar në sistemin enverist, qe ishte më rigjidi per kah egërsia jo vetem ne Ballkan. Një i huaj, qe lexon tekstet e historisë të nxënësve kosovarë, nuk mund ta bëjë dallimin konkret se a është duke lexuar historinë zyrtare te Republikës së Shqiperisë, apo atë te Kosovës. Kjo vlen edhe per serbët e Kosoves, që poashtu mësojnë verzionin e historigrafisë serbe te Republikës së Serbisë, te paliruar akoma nga me mitomania e nacionalizmi. Iniciativat per rishqyrtimin e teksteve tëhistorisë kanë eksistuar qe paslufte, por që nga koha e ish-ministrit Michael Daxner, nuk jane ripërtrirë më, me ndonjë synim konkret. Pasi që Kosova tashme qe 3 vite e gjysme është shtet, dhe përderisa përjashtohet zëshëm mundësia e ndryshimit të kufinjëve (kooptimit të Kosovës me Shqipërinë), kjo eshte nevojë imediate.

Kosova duhet ta ketë historinë specifike te saj, te liruar nga mitomania, ligjerimi nacionalist mbi periudha kur as qe kanë eksistuar kombi e nacionalizmi si fenomene shoqërore, si dhe mbi te gjitha duhet te jetë e liruar nga nocionet fyese ndaj periudhave te caktuara, sic eshte ne veqanti ajo osmane, e ndaj kombeve te caktuar, sic jane ne rastin e historigrafisë shqiptare e serbe, turqit. Vetë anëtari i nderit i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, historiani i njohur Noel Malclom, tashmë një dekadë argumenton mbi panevojën e qendrimeve te shpërfyturuara ndaj te kaluares osmane, duke u përqëndruar në nevojën e shqyrtimit të alienizimit nacional-komunist, por duket se palo-akadamikët ne Prishtinë, e citojnë Malcolmin vetëm kur u duhet, dhe në pjesët që u duhen, kurse në kontekstet ku mund t'i mëshojnë problemeve si kau pelës, i'a fusin vetë sipas tekeve e krizave paroksizmale të momentit.

Historigrafia nuk duhet t'i anashkalojë konfliktet si ndodhi e caktuar ne hapësire dhe kohë, por duhet të mos u jep ngjyrime te tjetersuara, pasi natyra e konflikteve është shumëdimensionale dhe jo-domosdomerisht politike apo nacionaliste. Por, ajo çka eshte disi paradoksale, ne kakofoninë e shkaktuar pas vizitës se ministrit Dincer, janë reagimet me tone te ashpra, ne vecanti nga disa rrethe të krishterësh shqiptarë, dhe disa të tille afër mendësise së tyre. Halabakë të faqes fashistoide www.zemrashqiptare.net, palo-media elektorinike si Gazeta "Express" (ku tolerohen komente që thërrasin në vrasjen e muslimanëve dhe turqëve sikurse në mediat millosheviqane), politikanë pensionistë e nacional-katolistë si Arbën Xhaferi, përjetuan kriza paroksizmale nga kërkesa modeste e Dincerit vetëm për korrigjim fyerjesh. Paradoksi qëndron në faktin se, nese eksiston nje pakënaqesi e pergjithshme per periudhen e enverizmit nacional-komunist, shtrohet pyetja si është e mundur që pikërisht njerëz me formësim dhe deklarim fetar të krishterë t'i bëjne avokim aq mbrojtes historigrafisë enveriste. Përgjigjja qëndron në faktin, se keto rrethe te krishterësh kane gjetur istikame mbrojtese në historinë enveriste, ngase përkundër faktit që verzioni i historigrafise në fjalë nuk potenconte se figurat si Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani etj., jetuan e vepruan në kohëra lufterash fetare, duke u dhënë veprave tëtyre ngjyrime te luftëarave kombëtare (ineksistente), prapësepraprë dihej e dihet, se figurat në fjalë ishin të krishtera, dhe kryen masakra kundër osmanëve/muslimanëve. Dhe rrethet e krishtera, nuk po distancohen nga mendesia jo-qenesore e historigrafise nacional-komuniste qe eksistencen e kombit e zhvendose ne kohera imagjinare, sepse po u konvenon interpretimi dhe inkubimi i këtyre figurave në histori, si heronjë kombëtar, anipse nuk janë të tillë, dhe anipse sot tek shumica muslimane e tek komuniteti/kombi turk reflektojnë armiqësi. Nuk po distancohen sepse, të paktën historigrafinë e kanë sihariq të mire nga enverizmi: shumica e figurave dominuese në historigrafi, përfshirë edhe atë të periudhës që na e kanë mësuar si "Rilindje", ishin të krishterë. Prandaj të lartepermendurit po vazhdojnë ta promovojnë të njejtën linjë të menduari, pothuajse të njejtën histori, vetemse tashti, me rezonancë "fetare-kombetare", duke i promovuar figurat e krishtera në fjalë si "panteonë te kombit". Pra thënë troç nacional-katolicizmi (kryesisht ky, sepse ortodoksia shqiptare është më pak e ekspozuar ndaj halabakërisë shqiptariste), po i huazon e po i përdorë po të njejtat figura e mite të krishtera të serviruara nga historia nacional-komuniste. Por kjo e fundit, sipas linjës së saj koncipuese proletare që kishte, ka ditur që aty këtu edhe ndonjë figure jo krishtere, ta vlerësojë. I tillë është Haxhi Qamili, kryengritjen e të cilit verzioni enverist i historisë, e ka interpretuar si kryengritje fshatare komuniste kundër beglerëve borgjezë. Por, Haxhi Qamili nuk i shkon përshtati halabakërisë nacional-katoliciste, andaj Haxhi Qamilin jo vetëm që e anashkalojnë por edhe e anatemojnë si "tradhëtar të shqiptarisë". Keto miskonceptime apo tjetersime te qëllimshme, e gjithnjë e më të impouneshme, jo vetem qe kane intoksuar tashmë disa breza njerëzish në dekadat e shkuara, por avazi i njejtë po vazhdon edhe sot, përderisa ndryshimet nuk kane ndodhur deri me tani.

Çasja osmanofobe e turkofobe (qe shoqerohet me islamofobi si substrat), është ne mënyre konsistente një mendësi e historigrafisë nacionale te shqiptarëve dhe serbëve, qe pas shkuarjes se Perandorise Osmane nga Ballkani. Tek të parët, ne shërbim dhe nën kamoflim, të asaj që emërtohet si "vizion oksidentalizues", "europianizim", "arratisje nga lindja", kurse tek serbët, gjerat jane më ndryshe, po caku i atakut është i njejtë për të dyja taborret. Nga kjo duhet të lirohen edhe shqiptarët edhe serbët. Të paktën shqiptarët dhe serbët e Kosovës, për të cilët bëjë fjalë në këtë shkrim. Historia nuk mund te kuptohet nisur nga principet deterministe, kontinuale, statike e te pandryshushme, e assesi nisur nga as konceptime politike, ideologjike, e nacionaliste. Historia ka kthesat e saj, hendeqet e saj, tjetersimet e saj, rrjedhat e ndryshueshme e ciklike, qe kane sjellur e sjellin ndryshime ne kohë dhe hapesirë. Ajo është shkencë në kuptimin brenda koordinatave akadamike dhe njeh vetem faktet dhe argumentet. Por është edhe më shumë se shkencë.

Historia si shkencë, brenda koordinatave të saja akademike, vërtetë duhet të funksionojë si shkencë, por ajo ka edhe njerëzit përballë saj, sepse merret me të kaluarën e tyre, prek në botëkuptimet e tyre, në fetë e tyre, në kulturën e tyre, në nomosin e tyre, në llogosin e tyre, në dinjitetin e tyre. Historia dallon nga retrospektiva dhe kronika, për faktin se lidhet edhe me të tashmën, ajo 'bëhet' dhe e 'bënë' të ardhmen. Nuk është thënë kot : "kush e kontrollon të shkuarën e kontrollon të ardhmen. Kush e kontrollon të tashmën e kontrollon edhe të shkuarën". Kontrollimi i historisë nga ideologjia, shkakton reaksione, njejtë ideologjike. Dirigjimi politik i saj, reaksione politike. Nëse akademikët e historianët nuk ndërrmarin hapa në rishqyrtimin e historigrafisë që serviret në Kosovë (çoftë në konsultim me Tiranën/Beogradin, çoftë me iniciativa të pavarura) dhe nuk fillohet së pari me heqjen e idiotizmave tekstuale, e më pas edhe ekzaminimin rrënjësor shkencor të saj, shqiptarët muslimanë, muslimanët e tjerë në Kosovë, komuniteti turk në Kosovë, përfshirë edhe 80 milionë turqë, por edhe ateistët, agnostikët e pjestarët e botëkuptimeve/filozofive të tjera jetësore, duhet të qëndrojnë të alarmuar nga shkalla e pasaktësive të qëllimshme dhe indoktrinimit që u serviren atyre, fëmijve të tyre, e bashkombësëve të tyre. Shqiptarët muslimanë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, se me dekada të tëra janë të indoktrinuar me histori osmanofobe, turkofobe e islamofobe. Duhet ta kuptojnë se nga historia ideologjike e tillë çfarë është, mund të marrin përgjegjje vetëm për KOHËN e ndodhive historike. Pra mund të gjejnë përgjegjje historike vetëm në pyetjen KUR, duke mësuar kështu vetëm data. Në pyetjen KUSH, gjejnë më pak saktësi, sepse gënjehen qëllimshëm mbi profilet e shumë protagonistëve historik. Ndërkaq që në pytjet PSE dhe SI, përgjigjjet historike janë tërësisht ideologjike.

Në shkrim-reagimet e tyre shqiptarët muslimanë, duhet të jenë më "ofanziv" duke potencuar qëndrimin islam të tyre. Të mos potencosh se ke qëndrim islam (ose çfarëdo qëndrimi çoftë) i bie ose të frikohesh, ose të besosh fshehurazi në bindjet që ke. Kurse të kundërshtosh mbi principe tjera jo-islame, anipse ndonjëherë imponohen, nuk është e rekomandushme, sepse gjason në kompleks inferioriteti e defetizëm. Unë e di dhe e kuptoj qe në polemika, nganjeherë shërben si efikase edhe metoda e të qenurit diplomatik, por besoj se muslimanët shqiptarë pas monizmit, po i shterrin krejt energjitë e tyre duke u munduar të dëshmojnë çfarë 'nuk janë'. Shkruajnë se nuk janë terroristë, se nuk janë anti-europianë, se nuk janë kundër demokracisë, se nuk janë kundër tolerancës...kurse çfarë JANË, dhe si e kanë ndërmend të pozicionohen karshi qëndimeve deri edhe fashiste të palëve të kundërta, defetizohen. Kjo duhet ndryshuar, në ndërrmarësi shumë më proaktive të theksimit të identitetit musliman të tyre. Politikisht, duhet të ngulin këmbë në tri kërkesat bazike: Mësimin-Besimin, Qendrën-Islame dhe Mos-diskriminimin e femrës muslimane, që i preokupojnë që nga rënia e monizmit. Duhet ta krijojnë një qendër rëndese të tyren, dhe bashkim krerësh potencialisht elitistë, nisur nga fakti se janë shumë të decentralizuar. Poashtu duhet mos izolohen, por të emancipohen më shumë mbi të kaluarën e të parëve të tyre muslimanë, që nuk hanin barë, por ishin shoqëri politike në Lidhjen e Prizrenit më 1878, dhe që shumica dërmuese e tyre ishin Klerikë Islamë e muslimanë të devotshëm. Akademikisht duhet dëshmuar e mbrojtur fakti, se themelet e kombit shqiptar janë në Lidhjen e Prizrenit (e jo më herët), anipse Shqipëria nuk u krijua mbi principet e Lidhjes së Prizrenit, e as Kosova nuk është shtet i dytë shqiptar, e lërë më fetar. Të paktën duhet ditur e vërteta historike, e të mos lejohet grabitja e historisë nga ata që nuk e bënë atë.

Komuniteti turk në Kosovë, nuk duhet të bëjë gjumë dimëror ndaj turkofobisë në vend, por nëpërmjet njerëzve të tij, që e kuptojnë shqipen (e që besojë nuk janë të paktë), të informohen mbi shkallen e shfryerjeve ksenofobike ndaj tyre si komunitet, që nga fashistët e zemrësshqiptare me në krye Ndue Ukajn, tek njëfarë nacional-katoliku gjakovar Fahri Xharra, e deri tek "bariu i grixhës" që kompromiton rolin e tij, Don Shan Zefi, e ti denocojnë të tillët për shpifje e ofendime. Jam i bindur se po të kishte ofendime të tilla çfarë bëjnë të lartëcekurit, ndaj komunitetit rom, deri më tani do të kishte reagim nga ky komunitet. Dhe për fund, Turqia dhe krerët e saj institucionalë që nga Ambasada Turke, TIKA etj., pos forcimit të marrëdhënieve të shëndosha me institucionet e Kosovës, duhet sa më shumë ta ndihmojnë krijimin e lidhjeve organike të studentëve shqiptarë të fushave si Historia, Sociologjia, Shkencat Politike, e Marrëdhëniet Ndërkombëtare duke mundësuar shkollimin e avansimin e tyre në fushat respektive, nëse shteti turk është i interesuar që në Kosovë nesër të eksistojë një ambient më volitës, për interesat tona vëllazorore. Është pikërisht historia e shkruar në formën e saj më indoktrinuese ajo që ka alienizuar tashmë me dekada, shumë breza. Shpresoj të investojmë sa më shumë nga vetja jonë që ketë ta ndryshojmë. Po i vuajmë pasojat e historigrafisë enveriste të importuar në Prishtinë në pajtueshmëri me sistemin jugosllav e më pas serb, si dhe 17 vjeqarin rugovist osmanofob, turkofob e islamofob.



Autor: Fatlum SADIKU