Nuk mund ta kuptoni ISIS-in nëse nuk e dini historinë e vehabizmit në Arabinë Saudite



Ardhja dramatike e DAESH-it (ISIS) në skenën e Irakut ka tronditur shumë njerëz në Perëndim. Shumë prej tyre kanë qenë të hutuar -dhe të tmerruar- nga dhuna e saj dhe magnetizmi evident për të rinjtë Sunni. Por më shumë se kjo, ata kanë gjetur përkrahjen në Arabinë Saudite përballë këtij manifestimi shqetësues dhe të pashpjegueshëm, duke ngritur kështu pyetjen se, "A nuk po e kuptojnë sauditët se ISIS edhe ata po i kërcënon"?

Por duket se edhe tani, elita sunduese e Arabisë Saudite është e ndarë. Disa duartrokasin që ISIS po lufton shiit iranian "me zjarr" me sunnitët "me zjarr", se një shtet i ri Sunni po merr formë në zemrën e asaj që ata e konsiderojnë si një trashëgimi historike Sunnite dhe janë pushtuar nga ideologjia e rreptë salafiste e Daesh-it, shkruan Huffington Post.

Sauditët tjerë janë më të frikësuar, dhe kujtojnë historinë e revoltës kundër Abd al-Aziz nga vehabizmi Ikhwan (ky Ikhwan nuk ka të bëjë me Vëllazërinë Myslimane Ikhwan - ju lutem vini re, të gjitha referencat e mëtejshme janë të vehabistëve Ikhwan, dhe jo të Vëllazërisë myslimane Ikhwan), që gati sa nuk e shembi plotësisht përbrenda vehabizmin dhe Al-Saudin në fund të vitit 1920, transmeton lajmi.net.

Shumë sauditë janë thellësisht të shqetësuar nga doktrinat radikale të Daesh-it (ISIS) dhe kanë filluar të vënë në pikëpyetje disa aspekte të drejtimit dhe të diskursit të Arabisë Saudite.


Dyanshmëria Saudite

Mosmarrëveshjet e brendshme të Arabisë Saudite dhe tensionet mbi ISIS, mund të kuptohen vetëm si koprraci të natyrshme (dhe të vazhdueshme) dyanshmëria që qëndron në thelbin doktrinar të Mbretërisë dhe origjinës së saj historike.

Një fillesë dominuese në identitetin sauditë ka të bëj direkt me nxënësin e Muhammad Ibn Abd al-Wahhab (themeluesi i vehabizmit), dhe përdorimi i puritanizmit të tij radikal që ishte vënë nga Ibn Saud. (Ky i fundit atëherë ishte hiq më shumë se një udhëheqës i vogël -në mesin e shumë- që vazhdimisht zgjeronin mësimet Beduine në shkretëtirat e varfra të Nejdit).

Fillesa e dytë për këtë dyanshmëri hetuese, ka të bëjë pikërisht me ndryshimin e mëvonshëm të mbretit Abd al-Aziz ndaj shtetit në vitin 1920, frenimi i tij për dhunën ndaj Ikhwanë-ve (në mënyrë që të ketë këmbë diplomatike si një komb-shtet me Britaninë dhe Amerikën), institucionalizimi i tij i impulsit origjinal vehabist dhe pasues për kapjen e favorshme të tërbimit petrodollarë në vitin 1970, për të kanalizuar paqëndrueshmërinë e Ikhwanëve aktual larg nga shtëpia drejt eksportit - duke përhapur një revolucion kulturor, në vend të revolucionit të dhunshëm në gjithë botën myslimane.


Mashtruesit mysliman

Autori amerikan dhe gazetari, Steven Coll, ka shkruar se si ky dishepull i rreptë dhe censor i dijetarit të shekullit të 14-të Ibn Taymiyyah, Abdl al-Wahhab, ishte kundër "cigareve dhe gjërave të ngjashme të cilat i përdornin dhe ua shisnin fisnikëve egjiptian dhe osman që udhëtonin nëpër Arabi për t'u lutur në Mekë".

Sipas këndvështrimit të Abd al-Wahhab-it, këta nuk ishin myslimanë, ata ishin mashtrues të maskuar si myslimanë. Apo ndoshta, ai ka arritur të shohë sjelle më të mira të arabëve lokal beduin. Ata fyenin dhe rëndonin Adb al-Wahhab duke respektuar shenjtorët e tyre, duke i ngritur nga varret, dhe "paragjykimi" i tyre (për shembull duke nderuar varret apo vendet që konsideroheshin të mbushura me gjëra hyjnore).

Të gjitha këto sjellje, Abd al-Wahhab i ka cilësuar si bidat - të ndaluara nga Zoti.

Sikurse Taymiyyah para tij, Abd al-Wahhab besonte se periudha e qëndrimit të Profetit Muhammed në Medinë, ishte ideal i shoqërisë myslimane (më e mira e të gjitha kohërave), në të cilën gjithë myslimanët duhet të aspirojnë për maturi (kjo në thelb është Salafizëm).

Taymiyyah i kishte shpallur luftë shiizmit, sofizmit dhe filozofisë greke. Ai gjithashtu foli kundër vizitave tek varri i profetit dhe festimin e ditëlindjes së tij, duke deklaruar se sjellje të tilla kishin përfaqësuar më shumë një imitim të thjeshtë të adhurimit të krishterë të Jezusit si Zot. Abd al-Wahhab i hodhi poshtë gjithë këto mësime të mëparshme, duke deklaruar se "çdo dyshim apo hezitim" nga një besimtar në lidhje me pranimin e tij apo asaj të këtij interpretimi të veçantë të Islamit, "privojnë imunitetin e njeriut, pasurinë dhe jetën e tij".

Një nga parimet kryesore të doktrinës Abd al-Wahhab-it është bërë ideja kryesore e tekfirit. Sipas doktrinës tekfiri, Abd al-Wahhab dhe pasuesit e tij mund të mendojnë se shokët jomysliman duhet ti angazhojnë në aktivitet që në çfarëdo mënyrë mund të thuhet se shkelin mbi sovranitetin e autoriteti absolut (që është Mbreti). Abd al-Wahhab denonconte dhe kritikonte të gjithë myslimanët që nderonin të vdekurit, shenjtorët apo engjëjt. Ai besonte se me ndjenja dhe sjellje të tilla, ata heqin dorë nga nënshtrimi i plotë që do të duhej ta kishin ndaj Zotit. Kështu islami vababist ndalon çfarëdo lutje ndaj shenjtorëve, më të dashurve të tyre që kanë ndërruar jetë, pelegrinëve në varre dhe xhami të veçanta, apo festimin e çfarëdo feste fetare të shenjtorëve, siç edhe është ditëlindja e Profetit Muhammed, madje ndalon edhe përdorimin e gurëve të varreve gjatë varrimit.

Abd al-Wahhab kërkonte konformistet - një konformistet që demonstrohej në mënyra fizike dhe të prekshme. Ai argumentoi se të gjithë myslimanët duhet individualisht të zotohen për besnikërinë e tyre ndaj një udhëheqësi të vetëm mysliman (një Kalif, në çfarë se ka pasur një). Ata që nuk pajtohen dhe veprojnë në përputhje me pikëpamjet e tij duhet të vriten, ndërsa gratë dhe vajzat e tyre duhet dhunuar, derisa pronat e tyre duhet konfiskuar, kishte shkruar ai. Lista e felëshuesve meritojnë vdekjen, përfshirë kështu Shiitët, Sufisët dhe besimtarët e tjerë mysliman, të cilët Abd al-Wahhab në përgjithësi nuk i konsideronte mysliman fare.

Nuk ka asgjë këtu që e ndanë vehabizmin nga ISIS-i. E qara do të shfaqet më vonë: nga institucionalizimi i mëvonshëm i doktrinës së Muhammad ibn Abd al-Wahhab se "një sundues, një autoritet , një xhami", duke u marrë këto tri shtylla si pikë referimi ndaj mbretit saudit, autoritetit absolut të zyrtarëve të vehabizmit, dhe kontrollit të tyre nda "fjalës" (domethënë xhamisë).

Është kjo qarje - mohimi i ISIS ndaj këtyre tri shtyllave mbi të cilat i gjithë autoriteti sunnit aktualisht qëndron - e bën ISIS-in i cili në të gjitha aspektet tjera përputhet me vehabizmin, një kërcënim të thellë në Arabinë Saudite.


Histori e shkurtër 1741 - 1818

Avokimi i Abd al-Wahhab ndaj këtyre pikëpamjeve ultra radikale, në mënyrë të pashmangshme e quan atë drejt dëbimit nga qyteti i tij - dhe në vitin 1741 pas shumë bredhjeve, gjen strehim nën mbrojtjen e Ibn Saudit dhe fisit të tij. Ajo çfarë Ajo çfarë Ibn Saud kuptoi nga romani i Abd al-Wahhab ishte përmbysja konventës dhe traditës arabe. Ishte një rrugë e marrjes së pushtetit.

Klani i Ibn Saud kuptoi në doktrinën e Abd al-Wahhab, se tani mund të bëjnë atë çfarë gjithmonë kishin bërë, që ishte bastisja dhe plaçkitja e fshatrave të tyre fqinje. Vetëm se tani ata janë duke e bërë këtë jo në kuadër të traditës arabe, por nën flamurin e xhihadit. Ibn Saud dhe Abd al-Wahhab gjithashtu kanë ri-paraqitur idenë e martirizimit në emër të xhihadit, pasi kjo u garantonte martirëve hyrjen e menjëhershme në parajsë.

Në fillim, ata pushtuan disa komunitete lokale dua imponuar kështu sundimin e tyre mbi ta. (Banorëve të pushtuar u janë dhënë zgjedhje të kufizuara: konvertim në vehabizëm apo vdekje). Nga viti 1790, Aleanca kontrollonte pjesën më të madhe të Gadishullit Arabik, dhe në mënyrë të përsëritur sulmonte Medinën, Sirinë dhe Irakun.

Strategjia e tyre -si ajo e ISIS-it sot- ishte sjellja e popujve që i kishin pushtuar në mashtrimet e tyre. Ata kishin për qëllim të fusin frikën. Në vitin 1801, Aleatët sulmuan qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak. Ata masakruan mijëra shiitë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Shumë tempuj shiitë u shkatërruan, përfshirë edhe vendin e shenjtë të Imam Huseinit, nipit të vrarë të Profetit Muhammed.

Një zyrtar britanik, togeri Francis Warden, që observonte situatën në atë kohë, kishte shkruar: "Ata e plaçkitën të tërën (Qerbelanë), plaçki.tën varrin e Huseinit… dhe brenda ditës vranë në rrethana më mizore mbi pesë mijë banorë të këtij vendi ...".

Osman Ibn Bishr Najdi, historiani i shtetit të parë saudit, kishte shkruar se Ibn Saud kishte kryer masakër në Qerbela në vitin 1801. Ai me krenari e ka dokumentuar atë masakër duke thënë, "kemi arritur ta marrin Qerbelanë duke masakruar dhe duke e marrë popullin e këtij vendi (si skllevër), atëherë lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, dhe ne në asnjë mënyrë nuk kërkojmë falje për atë që themi: kurse të pabesët i pret i njëjti trajtim".

Në vitin 1803, Abdul Aziz hyri në qytetin e shenjtë të Mekës, që u dorëzua nën ndikimin e terrorit dhe panikut (i njëjti fat do ta priste edhe Medinën). Pasuesit e Abd al-Wahhab-it shkatërruan monumentet historike, të gjitha varret dhe tempujt. Kështu ata shkatërruan arkitekturën shumë shekullore islame afër Xhamisë së Madhe.

Por në nëntor të vitit 1803, një vrasës shiitë vrau Mbretin Abdul Aziz (duke marrë kështu hak për masakrën në Qerbela). Djali i tij, Saud bin Abd al-Aziz, u bë trashëgimtar i fronit dhe vazhdoi pushtimin e Arabisë. Pushtuesit otomanë, nuk mundeshin të rrinin duarkryq dhe të shikonin se si perandoria e tyre po bëhej copë-copë. Në vitin 1812, ushtria otomane e përbërë nga egjiptianët, e largoi Aleancën nga Medina, Jeddah dhe Meka. Në vitin 1814, Saud bin Abd al-Aziz vdiq nga ethet. Djali i tij i pafat Abudallah bin Saud, ishte marrë nga otomanët në Stamboll, ku dhe ishte ekzekutuar në mënyrë çnjerëzore (një vizitor në Stamboll ka thënë se e ka parë atë duke u poshtëruar nëpër rrugët e Stambollit për tre ditë rresht dhe më pas ishte varur dhe i ishte prerë koka dhe më pas koka e tij ishte vendosur në një gjyle topi dhe ishte hedhur ndërkaq zemra i ishte hequr nga trupi). Edhe ata pak vehabistë që kishin mbetur u tërhoqën në shkretëtirë për tu rigrupuar dhe pikërisht aty qëndruan palëvizur në shekullin e 19-të.


Historia rikthehet me ISIS-in

Nuk është e vështirë të kuptohet se si u themelua Shteti Islamik nga ISIS-i në Irakun modern. Këtë gjë do ta kuptojnë të gjithë ata që rikujtojnë historinë. Në fakt, rryma e vehabizmit të shekullit të 18-të, nuk qëndroi vetëm në Nejd, por u rikthye më fuqishëm kur ra Perandoria Osmane dhe në mes të kaosit që shkaktoi Lufta e Parë Botërore.

Al-Saud në këtë rilindje të shekullit të 20-të është udhëhequr Abd al-Aziz, i cili ishte një njeri politikisht i zgjuar, i cili bashkoi fraksionet nëpër fiset beduine, nisi "Ikhwan" saudit, që është shpirti i vehabizmit të Abd-al dhe të luftërave më të hershme saudite.

Ikhwan, është një rikrijim i një lëvizje më të hershme e cila ishte udhëhequr nga "moralistët" e frikshëm vehabist, të cilët për pak sa nuk e pushtuan Arabinë në fillim të viteve 1800. Në po të njëjtën mënyrë, Ikhwan përsëri morri nën kontroll Mekën, Medinën dhe Jeddah në mes të viteve 1914 dhe 1926. Sidoqoftë, Abd al-Aziz, filloi të zgjeronte interesat e tij, të cilat kërcënoheshin nga revolucionarët e "Jacobizmit". Ikhwan u revoltua duke filluar kështu luftën civile e cila zgjati deri në fillim të vitit 1930, kur Mbreti i mposhti ata, duke i luftuar me armë automatike.

Për mbretin Abd al-Aziz, nami i dekadave paraprake kishte rënë. Në gadishull, nafta kishte filluar të zbulohej. Britania dhe Amerika po ballafaqohej me Abd al-Aziz, por akoma nuk ishin të gatshme të mbështesnin Sharif Husain, si sundimtarin e vetëm legjitim të Arabisë. Sauditët e kishin të nevojshme për të zhvilluar një sjellje më të sofistikuar diplomatike.

Pra, vehabizmi ndryshoi nga një lëvizje revolucionare e xhihadit në një lëvizje konservatore sociale, politike, teologjike dhe fetare dhe për të justifikuar institucionin që se mban besnikërinë ndaj familjes mbretërore saudite dhe pushtetit absolut të mbretit.


Pasurimi nga nafta përhapi vehabizmin

Me përfitimin nga nafta siç ka shkruar edhe dijetar francez Gilles Kepel, qëllimet saudite ishin "arritur dhe vehabizmi u përhap në gjithë botën myslimane ... në "vehabizëm" islam", duke zvogëluar kështu "mospajtimet brenda fesë" dhe duke u bërë "në një zë të vetëm brenda fesë", një lëvizje e cila do të tejkalojë ndarjet kombëtare. Miliarda dollarë -dhe vazhdojnë- të investohen në këtë manifestim të fuqisë së butë.

Ishte një përzierje e miliarda dollarëve të projektit dhe dëshirës së sauditëve të mbanin nën kontroll myslimanët sunnitë dhe për të çuar përpara interesat e Amerikës, pasi tashmë ishte ngulitur vehabizmi edukativ, shoqëror dhe kulturor në të gjitha tokat islame që solli në jetë një varësi të politikës perëndimore në Arabinë Saudite, një varësi që ka qëndruar që prej takimit në mes të Abd al-Aziz me Presidentin e SHBA-ve Roosevelt, në një anije luftarake amerikane e deri sot.

Perëndimorët po shikonin në Mbretërinë dhe vështrimi i tyre u mor nga pasuria, nga modernizmi në dukje, nga udhëheqja e vetëquajtur e botës islame. Ata zgjodhën të mendonin se Mbretëria është lakmi për imperativat e botës moderne dhe menaxhmenti i islamit sunnit do të bëjë që edhe Mbretëria të bëhet moderne.

Por Ikhwani saudit iu qas islamit dhe nuk vdiq në vitet e 30-ta. Ajo u tërhoq, por mbajti pushtetin e saj mbi pjesët e sistemit, kështu është kualiteti që vërejmë sot në qëndrimin karshi ISIS-it.

Në anën tjetër ISIS-i është thellësisht vehabistë. Ndërkaq, në anën tjetër, ajo është ultra radikale në një mënyrë më ndryshe. Kjo mund të shihet si një lëvizje korrigjuese në vehabizmin bashkëkohor.

ISIS është një lëvizje "post-Medina": kjo gjë vërehet tek dy kalifatet e para, në vend se vetë Profetit Muhammed, si një burim i rivalitetit dhe kjo forcë e mohon pretendimin e sauditëve për autoritet për të sunduar.

Ashtu siç monarkia saudite lulëzoi kur doli nafta, kërkesa e Ikhwan fitoi terren (pavarësisht fushatës për modernizim të Mbretit Faisal). "Qasja Ikhwan" gëzonte -dhe akoma gëzon- mbështetjen e shumë burrave dhe grave të shquar e dijetarë. Në një kuptim, Osama bin Laden ishte pikërisht përfaqësues i një lulëzimi të qasjes Ikhwan.

Sot, ISIS është duke minuar legjitimitetin e Mbretit, dhe ky legjitimitet nuk shihet të jetë problematik por më tepër si një kthim në origjinën e vërtetë të projektit saudit-vehabist.

Në menaxhimin e përbashkët të rajonit nga sauditët dhe Perëndimi dhe në ndjekje të shumë projekteve të përbashkëta ( kundërvënien ndaj socializmit, Ba'atizmit, Nasserizmit, sovjetikëve dhe ndikimit iranian), politikanët perëndimor kanë theksuar se ata kanë zgjedhur Arabinë Saudite (pasurinë, modernizmin dhe ndikimin), por ata kanë zgjedhur që të injorojnë ndikimin e vehabizmit.

Tek e fundit, lëvizjet më radikale islamike u perceptuan nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, si më efektive në rrëzimin e Bashkimit Sovjetik në Afganistan dhe në luftimet për dhe jo në favor të liderëve dhe shteteve në Lindjen e Mesme.

Pse duhet të jemi të befasuar ne, që nga mandati i Princit Bandar të Arabisë Saudite, perëndimorët për të menaxhuar rebelimin në Siri kundër Presidentit Assad është dashur të shfaqin llojin e dhunës si të aktivistëve neo-Ikhwan, një lëvizje nga ISIS me ushtrinë që ngjallë frikën? Dhe pse duhet të befasohemi ne -kur dimë shumë pak për vehabizmin- që rebelët 'e zbutur' në Siri do të bëhen më të rrallë se një njëbrirësh mitologjik?

Pse pra duhej që ne të imagjinonim se vehabizmi radial do të krijonte një të moderuar?Ose pse duhet të imagjinojmë se një doktrinë e "Një lideri, një autoriteti një xhamie: ndiqeni këtë rregull ose do të vriteni", në fund të fundit do të çojë në modelim apo tolerancë?

Ose ndoshta, ne kurrë nuk kemi imagjinuar.



Përgatiti dhe përshtati: lajmi