Çka është ekstremizmi fetar?



Definicione të ndryshime mbi ekstremizmin dhe pasojat e tij

Sipas fjalori të Oxfordit, me fjalën "ekstremist", nënkuptohet personi i cili ka pikëpamje ekstreme - jo të zakonshme. Kurse sipas fjalorit të Beal-bekiut anglisht-arabisht, "ekstremisti" është personi i cili e ka kaluar mesataren.

Ndërsa fjalori më i madh arabisht-arabisht, i quajtur: "Lisanu-Arab" nga autori Ibni Mendhur: "ekstremistin", e quan personin i cili nuk është i përqendruar dhe stabil në një çështje të caktuar!

Në një hulumtim të bërë vitet e fundit, sidomos pas fillimit të daljes në sipërfaqe të grupeve të ndryshme në botën islame me ide ekstreme, të cilat filluan të fyejnë, sulmojnë e vrasin të tjerët në emër të bindjeve të tyre ideologjike, kanë shtyrë shumë personalitete fetare, politikanë, njerëz të sigurisë etj., që të japin mendime të ndryshme, rreth përmbajtjes dhe domethënies së fjalës ekstremist dhe ekstremizëm.

Sipas Muntesir es-Zijatit, avokat mbi çështje të Islamit në Egjipt, "ekstremisti" është personi i cili beson se është i vetmi i cili posedon të vërtetën, kurse të gjithë të tjerët përveç tij janë në rrugë të gabuar. Personi me ide ekstreme izolohet nga shoqëria duke qëndruar në "geto", dhe duke menduar se vetëm ai është në të drejtë-hak, kurse gjithë të tjerët janë në mosbesim-kufër. Ai nuk pranon asnjë sistem të ri shoqëror, prandaj edhe beson se xhihadi (lufta e shenjtë) është kulmi i Islamit.

Nick Faldge, gazetar i të përditshmes "Sunday-Times", dhe ekspert i çështjeve të rrjetit të "al-Kaides", thotë se ekstremist fetar i mbështjellur me petkun e Islamit është person i izoluar nga shoqëria. Një person i tillë mund të jetë "tekfirij"( grup i cili të gjithë ata të cilët nuk mendojnë si ata i quajnë mosbesimtarë, të cilët duhet të luftohen dhe vriten me të gjitha mënyrat), ose "selefij-xhihadij" ( pasues të sinqertë të Muhammedit a.s. dhe shokëve të tij më të afërt).

Sipas Nick-ut, ideja e tekfirizimit-hereticizmit ka munguar në botën islame mbi 600 vite, ndërsa në Evropë është shfaqur diku në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar përmes azilantëve që iknin nga burgjet e Egjiptit.

Gjenerali egjiptian Fuad Alam, hulumtues i sigurisë në vendin e tij thotë se: "Ekstremizmi është një fenomen shoqëror dhe jo fetar. Nuk ka ekstremist islamik, por ka ekstremist të cilët pretendojnë se punojnë për Islam, të cilët fshihen pas sloganeve fetare, sepse programi i fesë është mesatarja dhe përmbajtja, e jo sjellja ekstreme apo dhuna ndaj të tjerëve në emër të saj" ... dhe shton: "ekstremist është se personi cili izolon veten nga shoqëria në të cilën jeton, me bindjen se të tjerët nuk janë besimtar dhe përmbushës të Islamit. I tilli krijojnë bindje se vetëm ai është mysliman i vërtetë, kurse të tjerët që nuk besojnë si ai janë pabesimtarë". Prandaj, kjo është edhe arsyeja pse ata kanë themeluar grupin-xhematin e quajtur "Myslimanët - Xhematul-Muslimine", i cili i përket vetëm atyre, ndërsa ata të cilët nuk duan dhe nuk janë pjesë e këtij grupi, të konsiderohen të përjashtuar nga Islami dhe nga shoqëria myslimane.

Me fjalë tjera ekstremizmi dhe ekstremiteti konsiderohen si ikje nga baza ideologjike dhe ajo e vlerave të sjelljeve dhe të standardeve të përhapura në një shoqëri të caktuar, përmes veprimit të izolimit ose tërheqjes.

Ekstremiteti përkon me fjalën angleze "Dogmatism", që dot ë thotë ngërç ideologjik dhe despotizëm mendor.


I - Karakteristikat e përgjithshme të një ekstremisti janë si vijon:

- Beson se bindja e tij është e drejtë dhe vërtetë absolute!
- Nuk le hapësirë dhe mundësi që diskutohet për të vërtetën të cilën ai e beson!
- Beson se bindja e tij është e përshtatshme për çdo vend dhe çdo kohë!
- Mohon dhe lufton gjithë ata që e kundërshtojnë bindjen e tij!
- Përgatitet për t'u përballur me kundërshtarët e mendimit të tij, qoftë edhe përmes dhunës.
- Beson në imponimin e bindjes së tij ndaj të tjerëve, qoftë edhe përmes përdorimit të forcës.


II - Pasojat e ekstremizmit:

- Prapambetja dhe dekadenca e personit që e përqafon atë si ideologji, si dhe e pasuesve të tij.
- Paralizimi i prodhimit mendor. Sepse, ekstremisti pason vetëm atë që është e gatshme dhe atë që i servohet nga të tjerët, pra nuk arrin që me mendjen e tij të sjelle diçka të re për individualitetin e as për shoqërinë e tij.
- Paralizon zhvillimin, shkencor, kulturor dhe artistik.
- Ekstremizmi është ngufatje dhe vrasje e njeriut, i cili u krijua që të jep dhe prodhojë risi në shoqëri e jo të jetë pasues i verbër.


III - Format e ekstremizmit:

- Ekstremizmi ideologjik = që do të thotë braktisje e shtyllave kryesore ideologjike dhe kulturore të shoqërisë në të cilën jeton.
- Ekstremizmi fenotipik = i cili nënkupton të vepruarit e kundërt nga ajo që e bëjnë shumica absolute e shoqërisë, në veshjen dhe dukjen e tyre të jashtme dhe të zakonshme sipërfaqësore.
- Ekstremizmi fetar = që do të thotë tejkalimi i pikës së mesatares në sjelljen fetare, teorike dhe praktike.



Përshtati: foltash